Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA

Marmarinos publikon listën për grumbullimin e nëntorit

TOPSPORTI / A.P

Marmarinos publikon listën për grumbullimin e nëntorit


28 October, 2021 @14:34

Është publikuar lista e gjërë e përfaqësueses seniore të Kosovës në basketboll për grumbullimin e muajit nëntor.

Përzgjedhësi Christos Marmarinos dhe shtabi i tij teknik fillimisht kanë zgjedhur për grumbullim 17 basketbollistë, e më vonë lista do të ngushtohet në 12-shen përfundimtare.

Lojtarët më 26 dhe 27 nëntor do të stërviten në Prishtinë, e më datën 28 nëntor do të përballen me Danimarkën. Përveç Danimarkës, në këtë grup bashkë me Kosovën është edhe Norvegjia.

Nga lista bie në sy që për herë të parë është ftuar basketbollisti i talentuar që luan në Belgjikë, Fatlind Shoshaj, si dhe kapiteni i Prishtinës, Muhamedali Janjeva.

Numri i shteteve pjesëmarrëse në parakualifikimet drejt Euro 2025 është 10. Një grup përbehet nga 4 kombëtare, kurse dy grupe tjera (si grupi i Kosovës) përbëhen nga 3 kombëtare.

Katër skuadra, tre fituesit e grupeve, dhe një kombëtare, vendi i dytë më i mirë, do të kualifikohen për raundin e dyte para-kualifikues.

Lista e gjerë e të ftuarve

1. Divine Myles
2. Valon Bunjaku
3. Fatlind Shoshaj
4. Arti Hajdari
5. Dardan Berisha
6. Mikaile Tmusic
7. Denis Zenelaj
8. Erjon Kastrati
9. Altin Morina
10. Meriton Ismaili
11. Drilon Hajrizi
12. Samir Zekiqi
13. Muhamedali Janjeva
14. Gëzim Morina
15. Fisnik Rugova
16. Urim Zenelaj
17. Dion Sheqiri


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja