FITORE PËR RUAJTJEN E KREUT

KB Istogu e mbyll ciklin e dytë si lider
14 January, 2023 @13:34
Duke e mposhtur Gjakovën e re në përballjen e fundit të ciklit të dytë të ndeshjeve në Ligë të Parë, Istogu ka mbyllur si lider Ligën e Parë, para shortit për ndeshjet e ciklit të tretë të ligës.
Skuadra e drejtuar nga Fikret Shatri ka arritur të mposht lehtë ekipin gjakovar, duke fituar ndeshjen me 22 pikë dallim, 94-72 [19-20, 24-9, 11-21, 40-22]. Siç shihet edhe nga rezultati i çerekëve, në të dytin dhe të katërtin Istogu ka treguar dhëmbët duke bërë dallimin për të fituar ndeshjen.
Më të dalluarit në fitoren e Istogut, ku Shatri përdori të gjithë basketbollistët që kishte në dispozicion, kanë qenë Arian Azemi me 28 pikë, 6 asistime e 5 kërcime, Mirlind Zekaj me 22 pikë dhe Nderim Januzaj me double-double prej 15 pikësh e 12 kërcimesh.
Me këtë fitore Istogu është aktualisht me bilanc 16-4 në vend të parë, ndërsa Gjakova e re ka bilancin 9-11 dhe është e gjashta në renditje.