Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NJOFTIMI I KB PEJËS

KB Peja: I ftohti dhe mungesa e sigurisë, arsyet e moszhvillimit të ndeshjes

Foto: KBPeja/fb

KB Peja: I ftohti dhe mungesa e sigurisë, arsyet e moszhvillimit të ndeshjes


29 January, 2023 @18:06

Pak minuta pasi që u vendos të mos luhet sonte ndeshja ndërmjet Bashkimit dhe Pejës 13 qershori të Suharekës, KB Peja ka dalë me një njoftim të shkurtër në llogarinë e saj.

“Për shkak të ftohtit të madh në palester dhe mungeses së sigurisë së paraparë në proporcionet e garave ndeshja e sotme e paraparë ndermjet Bashkimit dhe Pejës nuk u zhvillua. Për informata të tjera për këtë ndeshje do ju njoftojmë pasi që akteret kompetent të vendosin për të,” ka shkruar KB Peja në njoftim.

Bashkimi - Peja është dashur të luhej sonte me fillim prej orës 17:00. Mirëpo ndeshja u shtye veçanërisht për shkak të temperaturës së ulët në palestër, që thuhet të kenë qenë jo më të larta se 6 shkallë celziusi. Temperaturat e kërkuara sipas rregullores së garave janë minimalisht 16 shkallë celziusi.

Mbetet të shihet se si do të vendosin zyrtarët e ndeshjes të deleguar nga FBK për këtë duel. Aktualisht Bashkimi ka bilanc 8-11 ndërsa Peja 13-6.


 
Të gjitha lajmet nga