Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

"PAKETOHET" MIHAJLOVSKI

KB Prizreni pas një ndeshjeje shkarkon trajnerin!

KB Prizreni pas një ndeshjeje shkarkon trajnerin!


22 January, 2024 @11:01

KB Prizreni ka bërë të ditur se ka shkarkuar trajnerin verimaqedonas të emëruar javën e kaluar në postin e trajnerit, pas vetëm një ndeshjeje të udhëhequr në Superligë.

Igor Mihajlovski udhëhoqi ekipin e Prizrenit në derbi lokal ndaj Bashkimit në fundjavën që e lamë pas, ndërsa sot bardhezinjtë bënë të ditur se ndajnë rrugët me trajnerin pasi që ai nuk ka arritur të bind menaxhmentin e klubit rreth punës së tij.

“Nga sot trajneri maqedon Igor Mihajlovski nuk do të jetë timionet i klubit bardh e zinjë.
Ky vendim erdhi pasi trajneri nuk arriti t’i bindi menagjmentin e klubit rreth punës së tij dhe i njejti u shkarkua nga pozita që kishte.
Gjatë javës do t’ju informojm për timonierin e ri.”
- ka shkruar KB Prizreni në njoftimin e botuar së fundi.

Igor Mihajlovski

KB Prizreni nisi stinorin me trajnerin turk Tuncay Bostanci. Atë e largoi nga pozita e trajnerit për ta zhvendosur në pozitë të këshilltarit, ndërsa emëroi Mihajlovskin në vend të tij. E aventura e Mihajlovskit ka qenë më e shkurta ndonjëherë për një trajner në Kosovë ndonjëherë - duke u shkarkuar menjëherë pas humbjes në derbi.

Bardhezinjtë janë të parafundit në renditje tabelare të Superligës me bilanc 5-13 pas 18 xhirove. Ekipi njëjtë, edhe në stinorin e kaluar kishte përfunduar në pozitat playout, përmes së cilës mbijetoi në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga