Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI KALON NË 2-1 NË DUELE DIREKTE NDAJ PRIZRENIT

Pjesa e dytë vendos, Bashkimi fiton derbin lokal ndaj Prizrenit

Fotot: KBBashkimi/ fb

Pjesa e dytë vendos, Bashkimi fiton derbin lokal ndaj Prizrenit


20 January, 2024 @21:19

Në dy çerekët e fundit Bashkimi ka treguar forcën dhe ka shënuar fitore ndaj Prizrenit në derbin prizrenas të Superligës. Në fakt, Prizreni ka qenë më i mirë se Bashkimi vetëm në çerekun e parë. Me të nisur çereku i dytë Bashkimi ka përmbysur Prizrenin, ndërsa në pjesë të dytë dalëngadalë ka thelluar epërsinë për të fituar krejtësisht me çerekun e fundit 18-8 për përfundimtaren 77-58.

Will Daniels që ka shënuar në pjesë të parë 15 pikë për 16 minuta lojë ka qenë ndër më efikasit bashkë me Jalan McCloudin, që gjithashtu kreu lojën me 15 pikë për afro 32 minuta lojë, ndërsa ky i fundit bëri edhe 5 asistime e 6 kërcime në ndeshje. Por, koshashënuesi më i mirë në fitore ka qenë Altin Morina që dha 17 pikë për portokallezinjtë ndaj ish-ekipit të tij të dikurshëm.

Aleksandar Jonchevski @ KB Bashkimi

Në duel u dallua edhe Erik Copes që kreu ndeshjen me double-double duke dhënë 10 pikë e duke bërë 11 kërcime në fitore. Pos tij, pikë dyshifrore dha edhe Eduards Hazners 11, ku shutoi 3/5 për tri pikë.

TABELA AKTUALE

Kontributi i Arti Hajdarit dhe Isaiah Kellyt me nga 18 pikë secili, ku i fundit edhe me 12 kërcime për double-double, dhe mungesa e pikëve nga të tjerët që s’arritën së papku të kapin dyshifrorin, bëri që Prizreni të pajtohet me humbje në fund, ndërsa debutimi i trajnerit të ri të tyre Igor Mihajlovski nuk nisi me fitore.

Për Prizrenin sonte luajti edhe i rikthyer Ivan Koljevic, që në 13 minutat e kaluara në parket nuk dha pikë, por bëri 2 asistime dhe organizoi sadopak lojën.

Erik Copes

Kryesorja në përqindje, prej shutit Bashkimi ka bërë dallimin në ndeshje si me gjuajtjet e lira (75 me 60 përqind nga gjuajtjet e lira, në të mirë të Bashkimit, 56 me 35 përqind për dy pikë, në të mirë të Bashkimit, si dhe 30 me 25 përqind për tre pikë, në të mirë të Bashkimit).

Fitorja, shumë e nevojshme për Bashkimin për tu larguar edhe më prej pozitës së playoutit bëri që ekipi të ketë bilanc 7-11 pas fitores së tretë me radhë nën drejtimin e Aleksandar Jonchevskit. Në anën tjetër Prizreni që tashmë duelet direkta me Bashkimin i ka në disavantazh 1-2, mbetet i parafundit në renditje me bilanc 5-13.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga