Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RRESHTOHEN FITORET

Trepça s’ndalet, e 11-ta me radhë

Foto: KBTrepca/fb

Trepça s’ndalet, e 11-ta me radhë


21 January, 2024 @20:46

Luftë e madhe në “Minatori” por jo e mjaftueshme për të befasuar Trepçën që është në super-formë të fitoreve. Ekipi i Adis Beciragicit ka arritur të shënojë fitore me 9 pikë dallim ndaj Vëllaznimit, që luftoi deri në minutat e fundit për të befasuar mitrovicasit.

Por, nuk mjaftoi. Të koncentruar dhe të vetëdijshëm për rëndësinë e formës, mitrovicasit kanë bërë dallimin në pjesë të dytë, veçanërisht në çerek të fundit 25-15 për të fituar ndeshjen, 88-79.

Darnell Edge me 22 pikë, 3 asitime e 2 kërcime ka qenë koshashënuesi më i mirë i Trepçës në fitore, ndërsa bllokada e Dardan Kapitit në fund ndaj Samuel Sessomsit ka treguar se Trepça nuk lejon pikë të lehta, përkundër se kishin 6 pikë epërsi pa hyrë në minutën e fundit.

TABELA AKTUALE

Qendra e Kosovës luajti me 16 pikë, 1 asist, 4 kërcime e 2 bllokada në fitore, ndërsa 17 të tjera i dha Kevin Bracy-Davis.

Vëllaznimi përkundër luftës së madhe të bërë, si duket ra nga koncentrimi në minutat e fundit, ndërsa Samuel Sessoms me 21 pikë e 4 asistime ka qenë më efikasi. Me 18 pikë u dallua Jalen Ray, ndërsa 14 të tjera i dha Jordan Dallas.

Fitorja e 11-të me radhë për Trepçën bën që gjelbërezinjtë të bëjnë bilancin 16-2 për tu forcuar në krye të renditjes, ndërsa Vëllaznimi bëhet me 8-10 në pozitë të pestë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga