Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARDHEKALTËRIT FITOJNË!

Prishtina kalon Istogun luftarak

Foto: KBPrishtina/ fb

Prishtina kalon Istogun luftarak


21 January, 2024 @19:29

Përkundër se nuk po arrin rezultate, Istogu po tregohet mjaft luftarak, ndërsa sot kanë arrritur së paku të jenë më të mirë në dy çerekë sesa Prishtina. Por, këto nuk kanë qenë të mjaftueshme për të fituar ndeshjen, pasi që Prishtina ka bërë dallim të madh në çerekat që i ka fituar, për të fituar duelin 68-83.

Ka qenë ndeshje debutuese për kroatin në bankë të Prishtinës Jaksa Vulic, ndërsa me 21 pikë, 5 asistime e 15 kërcime më i dalluari ka qenë Fisnik Rugova në fitore. Me 14 pikë u dallua Muhamedali Janjeva, që shtoi edhe 4 asistime e 8 kërcime në llogarit të tij në këtë fitore.

Te Istogu me 20 pikë më efikasi ka qenë Arian Azemi, që shtoi edhe 5 asistime në llogari të tij, ndërsa me 17 pikë, 2 asistime e 11 kërcime u dallua Tyrese Prince.

Prishtina, me këtë fitore të lehtë ka bërë bilancin 12-6 ndërsa Istogu i fundit është me 1-17. Prishtina është e treta në renditje pas 18 xhirosh.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga