PEJA IA BËN 3-0 YLLIT!
Peja i kthehet fitores
20 January, 2024 @18:56
Me një paraqitje të sigurt në sulm dhe një mbrojtje të fuqishme, Peja ka arritur që të fitojë ndeshjen ndaj Yllit, duke e përmbysur në çerek të fundit të ndeshjes, edhe pse vendasit kishin epërsinë në fillim të të katërtit.
Peja fitoi ndeshjen 72-77 për të bërë bilancin 13-5 dhe për mbajtur larg Yllin nga pozita dy pozitat e para.
Përndryshe me këtë fitore Peja ia ka bërë Yllit 3-0 në Superligë këtë stinor, ndërsa ekipi i Rami Hadarit me lojën e mirë të treguar në çerek të dytë dhe të katërt i ka bërë ballë Yllit të Kostas Flevarakisit që u dallua në çerekët tek të ndeshjes.
Ka qenë Musab Mala pikë kthese në këtë ndeshje për Pejën. Basketbollisti shënoi pikët e para të tij në ndeshje për të barazuar rezultatin në 69-69 dhe pas kësaj treshen për të çuar në epërsinë finale Pejën 71-72 dhe “shqiponjat” nga Karagaçi nuk kthyen më kokën mbrapa.
Prej këtij momenti Peja zgjeroi epërsinë mjaftueshëm për sekondat e fundit të qeta në ndeshje. Me 22 pikë te Peja Justin Davis ka qenë më efikasi, ndërsa bëri edhe 7 kërcime. Sadio Doucoure kreu lojën me double-double prej 15 pikësh e 10 kërcimesh, ndërsa Larry Thomas dha 14 pikë, 7 asistime e 7 kërcime në fitoren e ekipit të tij.
Jan Palokaj me 22 pikë, 3 asistime e 8 kërcime ka qenë më i dalluari te Ylli, ndërsa nga 13 pikë për suharekasit shënuan Jalen Nesbitt, Alonzo Verge Jr. dhe Nate Grimes. Ylli pas kësaj ndeshjeje ka bilanc 10-8. Kjo ka qenë humbja e dytë me radhë për ekipin suharekas, që në xhiron e shkuar u mposht nga Prishtina.