Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LËNDIMI E LË JASHTË

Lis Shoshi do të mungojë rreth 4 javë

Lis Shoshi do të mungojë rreth 4 javë


20 January, 2024 @12:20

Qendra e Pejës, Lis Shoshi do të mungojë për katër javë te ekipi i tij. Njoftimin e ka bërë të ditur KB Peja sot, pak para udhëtimit të tyre për në Suharekë, ku në “13 qershori” do të ndeshen me Yllin në kuadër të xhiros së 18. të Superligës.

“Pos Tervell Beckut që tashmë është i lënduar disa muaj, mungon edhe kapiteni Lis Shoshi, që pas lëndimit të javës së kaluar pritet të mungojë rreth 4 javë,” ka bërë të ditur ndër të tjera KB Peja.

Peja, që është kampione aktuale e Kosovës aktualisht është në vend të dytë me bilanc 12-5, pas Trepçës që ka bilancin 15-2.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga