Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

JUSTIN DAVIS

Davis tregon rivalët e vështirë në Superligë si lojtarë dhe ekipin

Davis tregon rivalët e vështirë në Superligë si lojtarë dhe ekipin


19 January, 2024 @22:03

Basketbollisti i Pejës, Justin Davis, duke folur për faqen zyrtare të ekipit të tij në kuadër të serisë “Wildtalk” që po përgatit ekipi kampion me lojtarët e saj, ndër të tjera ka bërë të ditur se cilët janë lojtarët më të vështirë për të luajtur kundër, si dhe ekipin që nuk po i përshtatet loja e ekipit të tij.

Kështu, ai ka përmendur Kevin Bracy-Davisin e Trepçës dhe Samuel Sessomsin e Vëllaznimit si basketbollist që është më së vështiri tu dalësh përballë, ndërsa si ekipi që i shkakton më së shumti telashe Pejës është KB Prizreni.

“Nuk e di arsyen pse, por thjesht loja ndaj tyre nuk përshtatet dhe gjithmonë kemi telashe kur luajmë kundër tyre,” ka thënë ndër të tjera Justin Edler Davis në epizodin e shtatë të “Wildtalk” të botuar te llogaritë e KB Pejës në rrjetet sociale.

Përndryshe, Peja që është kampione aktuale e Superligës aktualisht është në pozitë të dytë të renditjes tabelare dhe ka bilanc 12-5. Ekipi në xhiron e radhës, është mysafir i Yllit dhe dëshiron t’i kthehet fitores pas humbjes në derbi nga Trepça së fundi.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga