Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LARGOHET DREJT QIPROS

Peja liron Jay Jay Chandlerin për në Qipro

Peja liron Jay Jay Chandlerin për në Qipro


20 January, 2024 @20:12

Basketbollisti i Pejës, Jay Jay Chandler, edhe zyrtarisht sonte luajti ndeshjen e fundit për Pejën këtë stinor në fitore ndaj Yllit në “13 qershori” të Suharekës.

Chandler ka nënshkruar kontratë me ekipin elit të Qipros, Keravnos, ndërsa Peja ka bërë të ditur se pas arritjes së marrëveshjes me ekipin nga ishulli i Mesdheut ka mundësuar transferin e plotë të lojtarit.

“KB Peja njofton se ka arritur marrëveshje me ekipin nga Superliga e Qipros, Keravnos B.C, për transferimin e plotë të basketbollistit amerikan, Jay Jay Chandler.
Klubi shpreh falenderimet më të mëdha ndaj Jay Jay për kontributin e dhënë në secilën ndeshje në këto 6 muaj, dhe i urojmë atij suksese në hapat e radhës në karrierë,”
ka shkruar KB Peja në njoftim.

Chandler te Peja luajti me mesatare prej 18.1 pikëve për ndeshje, 4.8 asistimeve dhe 6.5 kërcimeve. Ai u zgjodh dy herë MVP i xhiros nga FBK përgjatë këtij stinori.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga