Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARIZOHET TE QIPRIOTËT

Jay Jay Chandler zyrtarizohet te Keravnos

Foto: FIBA

Jay Jay Chandler zyrtarizohet te Keravnos


22 January, 2024 @11:49

Ashtu siç u paralajmërua, tani më ish-basketbollisti i Pejës Jay Jay Chandler është zyrtarizuar te ekipi i tij i ri Keravnos në ligë të Qipros. Në faqen zyrtare të klubit është bërë e ditur se ai ka statistika impresionuese te Peja me 17.3 pikë për ndeshje e 4.8 asistime për ndeshje, ndërsa do të zëvendësojë amerikanin Delano Spencer në ekip.

Chandler ka arritur të dielën pasdite në Qipro, ndërsa ekipi i ka uruar sukses në aventurën e tij të re, me të cilin ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi deri në fund të stinorit 2023/24.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga