PRIZREN

KB Prizreni siguron edhe një të ri - Donat Rexhepi
8 July, 2022 @10:29
Basketbollisti i ri i Kosovës që ka qenë pjesë e KB Prishtinës, Donat Rexhepi, është anëtari më i ri i ekipit prizrenas, KB Ponte Prizreni.
Lojtari që luan në pozitat 2-3 dhe që karrierën e ka zhvilluar te ekipi i Kerasan Prishtinës, është 198 centimetra i gjatë.
Donati është pjesë e Kosovës U20 dhe është lojtar standard aty, derisa llogaritet si lojtar me mundësi rritjeje në karrierë.
Kështu, pas sigurimit të shërbimeve të Meriton Ismailit, Rexhepi është afrimi i dytë i Prizrenit për edicionin 2022/23 si lojtar vendor, ndërsa më parë ka vazhduar me Urim Zenelajn dhe ka rikthyer në skuadër malazezin Ivan Koljevic.
Kujtojmë, Prizreni fitoi trofeun e Superkupës së Kosovës në fillim të edicionit të kaluar.