KBF BASHKIMI

KBF Bashkimi liron dy amerikanet
3 November, 2021 @22:36
Nënkampionja e Ligës së Femrave, KBF Bashkimi, para pak çastesh ka bërë të ditur se dy amerikanet, Takyra Gilbert dhe Janea Barnes, nuk do të jenë më pjesë e skuadrës.
Me marrëveshje të dyanshme është vendosur që të ndërpritet bashkëpunimi.
Që të dyja basketbollistet nuk arritën të tregojnë performancë të mirë te skuadra prizrenase në këto 4 ndeshjet e zhvilluara në Ligën e Femrave dhe në Superkupë.
Bashkimi aktualisht gjendet në pozitën e tretë me 2 fitore e 2 humbje, derisa pritet që të përforcohet shumë shpejtë.