Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BURSISTET

KOK nënshkruan bursat për shpresat Olimpike

Foto: KOK

KOK nënshkruan bursat për shpresat Olimpike


Teksti: KOK

8 April, 2021 @14:48

Komiteti Olimpik i Kosovës ka nënshkruar kontratat me 24 bursistët e rinj “Shpresa Olimpike 2021”, të cilët do të marrin bursa nga Komiteti Olimpik i Kosovës, si dhe dy bursistë olimpikë për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Të pranishëm në ceremoni, ishin drejtuesit e KOK-ut, kryetari Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, kurse nga afër ceremoninë e përcollën edhe nënkryetarët Gazmend Maxhuni e Milaim Kelmendi.

Kryetari Krasniqi theksoi se përkrahja e sportistëve të federatave të ndryshme po bëhet pas vendimit të marrë  në muajin shkurt nga Bordi i kaluar Ekzekutiv i KOK-ut, derisa theksoi se bursat do të ngriten edhe më shumë si për bursistët olimpikë, ashtu edhe për bursistët “Shpresa Olimpike.

“Ky është qëllimi ynë, të punojmë dhe të përkrahim sa më shumë sportistët, në mënyrë që ata të kenë vullnetin për të punuar dhe për të sjellë sa më shumë suksese”, deklaroi Krasniqi.

Sekretari i përgjithshëm, Haxhijaj, foli më në detaje për përkrahjen e KOK-ut për sportistët, duke kujtuar përkrahjen e KOK-ut për 23 bursistët olimpikë për Lojërat Olimpike Tokio 2020 dhe Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.

“Vitin e kaluar kishim 10 bursa për Shpresa Olimpike, kurse nga viti në vit KOK po e rrit numrin e bursave dhe mbështetjen financiare. Vitin e kaluar bursa për Shpresa Olimpike ishte 100 euro në muaj, kurse këtë vit është kategorizuar në tri kategori dhe bazuar në rezultatet e tyre, kategoria e parë do t’i ketë 150 euro në muaj, e dyta 125 euro në muaj, ndërsa e treta 100 euro. Risi është edhe përfshirja e sportistëve të sporteve ekipore”, tha Haxhijaj, duke përmendur edhe mbështetjen e bursistëve olimpikë për përgatitje nëpër kampe të ndryshme.

Bursistëve olimpikë, karateistit Elhami Shabani dhe notarit Arti Krasniqi i janë ngritur bursat olimpike prej 100 euro në muaj në 250 euro në muaj, rritjet kjo që vlen prej janarit të vitit 2021.

“E kam merituar edhe më herët të jem bursist olimpik. Shuma që kam marrë më herët dhe kjo e tashmja nuk janë të mjaftueshme për një bursist olimpik, sidoqoftë unë ju falënderoj dhe do të vazhdoj të punojë për ta fituar normën olimpike”, tha mes tjerash Shabani.

24 bursistët e rinj “Shpresa Olimpike 2021” të moshës 15-21 vjeç vijnë nga 16 federata olimpike.

Skitarja Kiana Kryeziu dhe futbollistja Albulena Guri, duke falënderuar KOK-un dhe federatat respektive, theksuan se bursa do të jetë motiv shtesë për punë dhe suksese të mëtejshme.

Kontrata u nënshkruan edhe nga trajnerët e tyre dhe përfaqësuesit e federatave.

Sportistë që iu është ngritur Bursa Olimpike Tokio 2020

Elhami Shabani (karate) nga 100 Euro në 250 Euro

Arti Krasniqi (not) nga 100 Euro në 250 Euro

Sportistët që do të përfitojnë bursa si “Shpresa Olimpike 2021” nga KOK-u

Vlera 150 Euro në muaj

1.  Eda Zeqiri (not)

2.  Vesa Ibrahimi (karate)

3.  Arbër Kullashi (xhudo)                           

4.  Bashkim Bajoku (boks)

5.  Yllka Jashari & Melirona Avdullahi (volejboll) nga 75 Euro

7.  Kiana Kryeziu (skitari)

125 Euro në muaj

8.  Albina Deliu (atletikë)

9.  Fresk Sylhasi (tenis)

10. Olt Kondirolli (not)

11. Bleonit Bytyqi (mundje)

12. Blerton Nuha (çiklizëm)

13. Kreshnik Mahmuti (pingpong).

100 Euro në muaj

14. Albulena Guri (futboll)

15. Astera Tuhina (basketboll)

16. Betim Idrizi (hendboll)

17. Arbnor Berisha (shenjëtari sportive)

18. Shega Hasani (pingpong)

19. Bleor Ivanja (triathlon)

20. Auron Syla (mundje)

21. Edonit Telaku (shenjëtari sportive)

22. Lirije Peci (triatlon)

23. Elvis Çitaku (gjimnastikë)

24. Valëza Rama (gjimnastikë).


FRENCH OPEN

Roland Garros shtyhet për një javë, në shpresë të shikuesve

Tenis/Të tjera

Roland Garros shtyhet për një javë, në shpresë të shikuesve

08/04/21 @ 12:27

VOLEJBOLL

Ferizaj, finalisti i dytë i Kupës në volejboll

Të tjera

Ferizaj, finalisti i dytë i Kupës në volejboll

07/04/21 @ 22:10

BOKS

Donjeta Sadiku do të stërvitet në Finlandë me medalisten olimpike, botërore dhe evropiane

Të tjera

Donjeta Sadiku do të stërvitet në Finlandë me medalisten olimpike, botërore dhe evropiane

07/04/21 @ 20:08

DRITON KUKA

Driton Kuka me kërkesë para Lojërave Olimpike: Shteti të vlerësojë nivelin e sportistëve

Lojërat Olimpike/Xhudo

Driton Kuka me kërkesë para Lojërave Olimpike: Shteti të vlerësojë nivelin e sportistëve

07/04/21 @ 19:53

VOLEJBOLL

Peja në finale të Kupës në volejboll

Të tjera

Peja në finale të Kupës në volejboll

07/04/21 @ 19:22

MADHËSHTORE — LOJËRAT MESDHETARE "PRISHTINA 2030"

Kosova me arritje historike! Nikoqire e Lojërave Mesdhetare 2030

Lojërat Olimpike/Të tjera

Kosova me arritje historike! Nikoqire e Lojërave Mesdhetare 2030

08/09/23 @ 20:25

OLIMPIADA DIMËRORE

Albin Tahiri i vetëm, bart flamurin e Kosovës në LO “Pekini 2022”

Lojërat Olimpike

Albin Tahiri i vetëm, bart flamurin e Kosovës në LO “Pekini 2022”

04/02/22 @ 10:06

WINTER OLYMPICS - BEIJING 2022

Olimpistët nisen drejt Pekinit

Lojërat Olimpike

Olimpistët nisen drejt Pekinit

29/01/22 @ 11:39

E PARA NË HISTORI TË KOSOVËS

Kiana Kryeziu fiton normën olimpike

Lojërat Olimpike/Të tjera

Kiana Kryeziu fiton normën olimpike

14/01/22 @ 14:45

KOK

KOK shpërblen olimpistët

Lojërat Olimpike

KOK shpërblen olimpistët

02/09/21 @ 10:27

TOKYO 2020

Përfundojnë Lojërat Olimpike, Kosova lë 50 shtete prapa

Lojërat Olimpike

Përfundojnë Lojërat Olimpike, Kosova lë 50 shtete prapa

08/08/21 @ 19:44

TOKYO 2020

Brazili për herë të dytë rresht i artë në futboll

Lojërat Olimpike

Brazili për herë të dytë rresht i artë në futboll

07/08/21 @ 18:47

TOKYO 2020 — HENDBOLL

Franca, e artë olimpike në hendboll

Lojërat Olimpike/FHK Superliga

Franca, e artë olimpike në hendboll

07/08/21 @ 16:13

TOKYO 2020

Për të katërtën herë rresht, SHBA e artë në basketboll

Lojërat Olimpike

Për të katërtën herë rresht, SHBA e artë në basketboll

07/08/21 @ 09:35

TOKYO 2020

Suedia për herë të dytë rresht pëson në finale, Kosovarja e argjendtë

Lojërat Olimpike

Suedia për herë të dytë rresht pëson në finale, Kosovarja e argjendtë

06/08/21 @ 18:55


 
Të gjitha lajmet nga Lojërat Olimpike