EURO U-20/ DIV B
Kosova luan për pozitat 11-12, Shqipëria 13-14
23 July, 2017 @11:17
Dy përfaqësueset e basketbollit, Kosova U20 dhe Shqipëria U20, sot përfundojnë europianin e divizionit B në Rumani.
Përfaqësuesja e Shqipërisë U20 e drejtuar nga trajneri Odise Profka do të zhvillojë përballjen ndaj IRJ Maqedonisë U20 me fillim në ora 14:45 për të përcaktuar renditjen përfundimtare 13 ose 14 në këtë garë.
Ndërkaq, Kosova U20 e drejtuar nga trajneri Jeton Nixha përballet me Hungarinë me fillim në ora 17:00 sot, për të përcaktuar renditjen përfundimtare, 11 ose 12 në europian.
Të dyja ndeshjet transmetohen direkt në kanalin zyrtar të FIBAs në Youtube. Shqipëria - IRJ Maqedonia dhe Hungaria - Kosova.