EUROPIANI U20 - DIV B
Valon Bunjaku sjell fitoren e Kosovës në fund
21 July, 2017 @21:51
Përfaqësuesja U-20 e Kosovës, arriti ta mposht në sekondat e fundit Maqedoninë, me shënimin e Valon Bunjakut, 66-64.
Maqedonasit gjatë pjesës së parë ishin në epërsi prej 10+ pikëve, derisa me mbrojtje të mirë dhe me sulme efektive, djelmoshat e trajnerit Jeton Nixha, e ulën epërsinë deri në 6 pikë dhe e përfunduan pjesën e parë me rezultat 41-35 në disavantazh.
Në pjesën dytë Kosova ia nisi furishëm lojës dhe e dominoi tërë çerekun e tretë, ku kaluan në epërsi, derisa mbrojta e fortë e Kosovës bëri që maqedonasit pikët e para t’i shënonin 3 minuta para përfundimit të çerekut të tretë. Ky çerek u mbyll me rezultat 51-50 për Kosovën.
Në çerekun e fundit tempoja e lojës nuk ishte në nivel të lartë, por krejt në fund të ndeshjes, depërtimi i Bunjakut solli fitoren e rëndësishme të Kosovës.
Te Kosova U20, më i miri ishte padyshim Valon Bunjaku, i cili luajti me 18 pikë 8 kërcime e 5 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Muhamedali Janjeva me 12 pikë të tjera. Këta të dy ishin të vetmit me pikë dyshifrore.
Me këtë fitore, Kosova tani është në garë për vend të nëntë në Evropë.