EURO U-20/ DIV B
Holanda ndal Kosovën U20
22 July, 2017 @21:37
Të rinjtë holandez kanë mposhtur Kosovën U20 në përballjen e vlefshme për vendet 9-12 të Europianit të Divizionit B sonte në Rumani, 66-60.
Dallimi kryesor u bë në çerekun e parë, kur tulipanët morrën epërsinë 9 pikëshe, ndërsa më pas përkundër luftës së madhe të djelmoshave tanë, përpos uljes së epërsisë, fitorja nuk erdhi.
Edmond Kryeziu me 18 dhe Bardhosh Kelmeni e Dardan Kapiti me nga 10 pikë kanë qenë më efikasët te Kosova sonte, që pas kësaj ndeshjeje do të zhvillojnë përballjen e fundit në europian, për të përcaktuar renditjen përfundimtare, për pozitat 11-12 me Hungarinë.