Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIBA EURO DIV. B U20 - SHKUPI 2023

Kosova U20 u rendit në vendin e 11-të në Euro Div. B

Kosova U20 u rendit në vendin e 11-të në Euro Div. B


17 July, 2023 @11:16

Dardanët në ndeshjen për vendin e 11-të ka mundur Austrinë pas vazhdimeve me rezultat 78:67 (13:16, 20:12, 7:19, 20:13, 18:7).

Në periudhën e parë, austriakët për një nuancë ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 13:16, por Dardanët e rinj u rikthyen në çerekun e dytë, për të shkuar në pushim me rezultat 33:28.

Por, në periodën e tretë, austriakët u rikthyen sërish, ku e fituan këtë pjesë 7:19, por në dhjetë minutat dhe vendimtare, Kosova u rikthye dhe pas një fundi dramatik rezultati ishte 60:60. Në vazhdime, basketbollistët e Kosovës ishin shumë më të mirë dhe triumfuan 78:67.

Te Kosova u dallua Jon Ismajli me 19 pikë e pesë kërcime, ndërsa u ndihmua nga Bardh Istrefi me 14 pikë e tetë kërcime, Olsi Kurtaj me 13 pikë e gjashtë kërcime dhe Jon Ukaj me 14 pikë e tetë kërcime.◼️


 
Të gjitha lajmet nga