DRAGAN RADOVIC
Kush do që do të fitonte, do të ishte fitore me meritë
12 March, 2017 @21:30
Trajneri i Bashkimi, Dragan Radovic, në deklaratën e tij pas ndeshjes së djeshme ku skuadra e tij shënoi fitore në sekondat e fundit ndaj Pejës, tha se ishte fitore me meritë për skuadrën e tij, sikurse do të ishte edhe për Pejën.
“Një fitore shumë e rëndësishme për ne dhe kemi arritur të sigurojmë një vend në playoff. Një ndeshje e vështirë si për ne, si për Pejën. Kemi luftuar deri në momentin e fundit dhe kush do që do të fitonte, do të ishte fitore me meritë,” tha Dragan Radovic.