1/8 E FINALES, SLLOVENIA - BELGJIKA

Luka Doncic 35p. Sllovenia shpërthen në çerekun e fundit
10 September, 2022 @16:44
Sllovenia ka arritur të bëhet çerekfinalistja e dytë e Eurobasketit 2022, pasi që mposhti Belgjikën në një ndeshje jo të lehtë, me rezultat 88-72 [24-19, 20-22, 19-19, 25-12].
Epërsia 5 pikëshe e sllovenëve të udhëhequr në parket nga i jashtëzakonshmi Luka Doncic është mbajtur kujdesshëm nga ekipi, edhe pse Belgjika e drejtuar nga Dario Gjergja me pikët e Emmanuel Lecomte dhe Pierre-Antoine Gillet gjithmonë bënte presion.
E ky presion zgjati deri në dhjetë-minutëshin e fundit të ndeshjes, kur Doncic u ndez përsëri për të bërë dallimin në lojë dhe për të krijuar epërsi për fitore.
Luka Doncic kreu ndeshjen me 35 pikë, 5 asistime e 5 kërcime, ndërsa 13 pikë shënoi Klemen Prepelic për Slloveninë, që tash në çerekfinale do të luajë ndaj fituesit të duelit Ukraina-Polonia.
Te Belgjika dyshja e lartpërmendur kanë qenë të vemit që kanë shënuar pikë dyshifrore. Gillet kreu ndeshjen me double-double prej 15 pikëve dhe 10 kërcimeve, ndërsa Lecomte dha 16 pikë.