VERDHEZINJTË

BOROZANI/Lis Dorambari
Marsi, muaji i Pejës
31 March, 2015 @22:44
Skuadra e Pejës, që më 22 mars festoi 22 vjetorin e themelit të saj si klub, ka kaluar muajin që po e lëmë pas - vetëm me fitore.
Në një raport të botuar në faqen zyrtare të klubit verdhezi në Facebook, është bërë e ditur se pas punës së madhe për komponim të lojtarëve gjatë muajit shkurt, marsi për Pejën ka qenë muaj i fitoreve.
Peja në këtë muaj ka shënuar tetë fitore në total, në të gjitha garat, duke e kurorëzuar edhe me trofeun e Kupës së Kosovës.
Rezultatet e Pejës gjatë marsit:
4 mars | KK Mornar 65-72 KB PEJA | BIBL | |
6 mars | KB Ylli 66-95 KB KB PEJA | KUPA E KOSOVËS | |
8 mars | KB Prishtina 66-70 KB PEJA | KUPA E KOSOVËS | |
15 mars | KB Vellaznimi 65-90 KB PEJA | SUPERLIGA | |
18 mars | KB PEJA 82-79 KB Prishtina | SUPERLIGA | |
22 mars | KB Trepca 73-96 KB PEJA | SUPERLIGA | |
27 mars | KB PEJA 84-72 KB Ylli | SUPERLIGA | |
31 mars | BC Rilski Sportist 62-63 KB PEJA | BIBL | (Burimi: KB Peja/Facebook) |