BORIS KURTOVIC

BOROZANI/ Lis Dorambari
Jemi të barabartë
30 March, 2015 @20:38
Trajneri i Pejës, Boris Kurtovic, ka disa shqetësime para ndeshjes me Rilskin që do të luhet në Sofje në kuadër të gjysmëfinale së Ligës Ballkanike.
Shqetësimi kryesor i Kurtovicit se skuadra e tij kohët e fundit nuk është stërvitur e kompletuar, derisa tregon respektin që ka për kundërshtarin, si një ekip që vrapon dhe atletik.
“Më duhet të jem i sinqertë - ne kishim disa probleme me lëndime. Javën e fundit nuk kemi mundur të stërvitemi të kompletuar dhe shpresoj të jemi të përgatitur. Rilski ka një ekip të mirë i cili vrapon dhe është atletik. Ata kanë një lojtarë të ri - Rakocevic, i cili nuk ka luajtur kundër nesh akoma, ndërsa të tjerët janë së bashku që nga fillimi i sezonës. Nuk do të jetë lehtë por ne do të tentojmë të luajmë në mënyrën më të mirë që mundemi.
Çdo ekip ka nevojë të jetë sëbashku dhe të fillojë të luaj më mirë. Akoma kemi probleme me lëndime dhe kjo mund të jetë një arsye që ne ndoshta nuk mund të jemi në nivelin të cilin kemi pritur para një ndeshjeje kaq të rëndësishme. Por kjo është një gjysmëfinale dhe edhe nëse nuk jeni gati, së paku mentalisht duhet të jeni gati. Është një ndeshje e rëndësishme për ne si ekip dhe për basketbollin e Kosovës.”
Më tej, trajneri kroat tha se skuadra e tij shkon në Sofje për fitore, megjithëse forcat e skuadrave i vlerëson si afërsisht të barabarta.
“Ne shkojmë për të fituar. Mendoj që ekipet janë të barabarta por tani ndoshta ata mund të jenë për pak më të mirë se ne. I kam shikuar ndeshjet kundër Kumanovës dhe ata kanë luajtur mirë në shtëpi, si dhe në Maqedoni nuk ishte e lehtë. Ata humbën në kohë të rregullt me 12 pikë por pas asaj treguan karakter, që është e mirë. Shpresoj të fitojmë por gjithashtu nëse ne humbasim shpresoj të mos jetë me një diferencë të madhe.”