KARAGAÇ

BOROZANI/Lis Dorambari
Peja merr përkohësisht kryesimin
27 March, 2015 @19:30
Peja ka mposhtur më lehtë sesa që ka pritur Yllin sonte në Karagaç të Pejës, duke dalë përkohësisht në vend të parë të klasifikimit, me një ndeshje më shumë të zhvilluar se Prishtina.
Boris Kurtovic ka futur në pesëshe të parë sonte Rron Grapcin dhe Arti Hajdarin, për t’ua dhënë një rast tjetër lojtarëve vendorë në një ndeshje të Superligës.
Peja ka qenë më e mirë se Ylli në pjesë të parë të ndeshjes, veçanërisht në çerek të dytë, kur fituan me 15 pikë epërsi dhe pushimi ndërmjet pjesëlojëve, i gjeti ata me 20 pikë epërsi ndaj ekipit suharekas.
Ylli i drejtuar nga Agron Berisha, nisi më fortë pjesën e dytë të ndeshjes dhe dy çerekët e mbetur i fitoi, por pamjaftueshëm për të shkrirë epërsinë e verdhezinjëve nga pjesa e parë e ndeshjes.
Janou Rubin ka shkëlqyer sonte te Peja, duke regjistruar double-double prej 19 pikëve dhe 19 asistimeve, derisa i mungoi vetëm edhe një kërcim për të regjistruar triple-double’in e parë të stinorit në Kosovë.
Fisnik Rugova, Jozo Brkic, Jaleel Nelson dhe Arti Hajdari kanë përfunduar ndeshjen me pikë dyshifrore, derisa Drilon Hajrizi dhe Nic Wise, nuk kanë zhvilluar asnjë minutë lojë sot, duke u pushuar nga trajneri para ndeshje së rëndësishme gjysmëfinale të Balkan League.
Te Ylli, me double-double ndeshjen e përfundoi Derrick Washington, i cili regjistroi 14 pikë dhe 10 asistime, derisa pikë dyshifrore shënuan edhe Urim Zenelaj e Charles Hammork.
Kështu, Peja me një ndeshje më shumë të zhvilluar del në krye të tabelës përkohësisht duke regjistruar fitoren e 22-të të stinorit, derisa Ylli mbetet i katërti, tre xhiro pa përfunduar stinori.
Statistikat ekipore
PEJA | YLLI | ||
Çereku i parë | 19 | 14 | |
Çereku i dytë | 26 | 11 | |
Çereku i tretë | 23 | 28 | |
Çereku i katërt | 16 | 19 | |
Kërcime | 31 | 24 | |
Asistime | 30 | 20 | |
Bllokada | 1 | 5 | |
Topa të vjedhur | 16 | 8 | |
Topa të humbur | 13 | 22 | |
Tentime për tre pikë | 4/16 | 3/12 | |
Tentime nga loja | 36/71 | 32/53 | |
Gjuajtje të lira | 8/14 | 5/13 |
Statistikat individuale te Peja
1 | Janou Rubin | 19 pikë | 9 kërcime | 19 asistime |
2 | Fisnik Rugova | 14 pikë | 6 kërcime | 1 bllokadë |
3 | Rron Grapci | 8 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
4 | Jozo Brkic | 17 pikë | 6 kërcime | 5 asistime |
5 | Jaleel Nelson | 15 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
6 | Art Hajdari | 11 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
Statistikat individuale te Ylli
1 | Derrick Washington | 14 pikë | 3 kërcime | 10 asistime |
2 | Najee White | 19 pikë | 7 kërcime | 2 bllokada |
3 | Charles Hammork | 13 pikë | 2 kërcime | 4 asistime |
4 | Urim Zenelaj | 18 pikë | 7 kërcime | 4 asistime |
5 | Artin Gashi | 5 pikë | 5 kërcime | 2 bllokada |
6 | Egzon Kuqi | 3 pikë | - | - |