FAKT

BOROZANI/ Lis Dorambari
Tradita anon për Prishtinën!
25 March, 2015 @16:32
Sigal Prishtina sonte në ora 19:30 do ta zhvillojë ndeshjen vendimtare kundër skuadrës rumune, Craiova, ku edhe do të përcaktohet gjysmëfinalisti i fundit në Ligën Ballkanike.
Deri më tani gjysmëfinalet i kanë siguruar tre skuadra nga tre shtete të ndryshme. Peja nga Kosova, Kozuvi nga Maqedonia dhe Rilski nga Bullgaria.
Nëse kualifikohet Prishtina në gjysmëfinale, atëherë numri i skuadrave kosovare në TOP 4 do të bëhen dy, ndërsa nëse ndodhë e kundërta, atëherë katër skuadrat gjysmëfinaliste do të jenë nga katër shtete të ndryshme.
Tradita thotë “Prishtina”!
E pikërisht në këtë aspekt, tradita anon kah skuadra e Sigal Prishtinës.
Deri më tani në histori të Ligës Ballkanike faza e katërshes gjysmëfinaliste është luajtur gjithmonë me dy skuadra të një shteti, dhe dy të tjera nga shtete të ndryshme.
Pra për t’u mos prishur kjo traditë, e vetmja mundësi është që Sigal Prishtina të kualifikohet në gjysmëfinale dhe katërshja gjysmëfinaliste të krijohet nga dy skuadra kosovare.
Më poshtë mund t’i shihni të gjitha skuadrat që kanë arritur gjysmëfinalen gjatë historisë së Ligës Ballkanike.
Gjysmëfinalistët deri më tani në Ligën Ballkanike
STINORI | GJYSMËFINALISTËT | NUMRI I GJYSMËFINALISTËVE SIPAS SHTETEVE | |
2008/09 | Rilski (BUL), Mega Hypo Leasing (SER), Feni Industrija (MAQ), Rabotniçki (MAQ) | Maqedonia (2), Bullgaria (1), Serbia (1) | |
2009/10 | Lovçen (MZ), Feni Industrija (MAQ), Levski (BUL), Cherno More (BUL) | Bullgaria (2), Maqedonia (1), Mali i Zi (1) | |
2010/11 | Levski (BUL), Rilski (BUL), Feni Industrija (MAQ), Mornar Bar (MZ) | Bullgaria (2), Maqedonia (1), Mali i Zi (1) | |
2011/12 | Levski (BUL), Feni Industrija (MAQ), Galil Gilboa (IZR), Hapoel Tel Aviv (IZR) | Izraeli (2), Bullgaria (1), Maqedonia (1) | |
2012/13 | Levski (BUL), Kumanovo (MAQ), Galil Gilboa (IZR), Rilski (BUL) | Bullgaria (2), Maqedonia (1), Izraeli (1) | |
2013/14 | Levski (BUL), Balkan (BUL), Galil Gilboa (IZR), Sigal Prishtina (KOS) | Bullgaria (2), Izraeli (1), Kosova (1) | |
2014/15 | Peja (KOS), Kozuv (MAQ), Rilski (BUL)... | Kosova (1), Maqedonia (1), Rilski (1)... |