SIGAL PRISHTINA

BOROZANI/Erdis Driza
Dardani 100%
24 March, 2015 @14:10
Basketbollisti kryesor i Sigal Prishtinës, Dardan Berisha, do të jetë i gatshëm 100% për ndeshje ndaj Craiovës, që zhvillohet nesër nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, ka njoftuar sot Marjan Ilievski, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Craiovës. Borozani.com
Trajneri i prishtinasve ka bërë të ditur që pas 20 ditëve mungesë nga lëndimi, Berisha ka luajtur dy ndeshjet e fundit në kampionat, ndërsa për ndeshje ndaj Craiovës ai do të jetë i përgatitur maksimalisht.
Problem i vetëm që ka cekut trajneri i Prishtinës para Craiovës është maqedonasi Bojan Trajkovski, që është i sëmurë. Mirëpo, përkundër kësaj ai pret maksimumin nga të gjithë për të festuar gjysmëfinalen.