Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WESTBROOK

S’po ndalet me Triple-Double

nba.com

S’po ndalet me Triple-Double


23 March, 2015 @11:20

Super ylli i Oklahomës, Russell Westbrook, me formën e tij fenomenale, është duke shkëlqyer tek rrufeja.

Westbrook, është duke e përjetuar fazën më të mirë të karrierës së tij, i cili e bëri triple-double-në e 10-të në këtë stinor dhe të dytin me radhë, për ta mposhtur Miami Heatin, me rezultat 93-75.

Shifrat magjike të Westbrookut, ishin 12 pikë, 17 asistime e 10 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga turku Enes Kanter me 27 pikë.

Në anën tjetër, lojtarët e Miamit nuk ishin në disponim për ndeshje, ku shifra më e madhe e shënimeve, erdhi nga Hassan Whiteside me 13, kurse ylli i skuadrës Dwyane Wade, shënoi vetëm 12 pikë.

Fitorja e tretë me radhë e Oklahomës, e stabilizoi vendin e tetë për Play Off, të cilët i kanë 40 fitore e 30 humbje në Konferencën Perëndimore.


Video

Russell Westbrook



 
Të gjitha lajmet nga NBA