SUHAREKË

BOROZANI/Lis Dorambari
Ylli para sigurimit të Play-Offit
22 March, 2015 @20:34
Ylli i Suharekës ka arritur fitore ttë radhës në Superligë ndaj Vëllaznimit sot.
Fitorja për Yllin nuk ka qenë problematike fare, derisa skuadra e Agron Berishës është duke kërkuar edhe pikët përfundimtare për të siguruar edhe matematikisht kalimin në pjesën përfundimtare të Superligës.
Urim Zenelaj e Najee White përfunduan ndeshjen me double-double sonte, derisa tejet i vlefshëm është treguar edhe Derrick Washington me 24 pikë e 8 asistime të regjistruara.
Vëllaznimi në anën tjetër, që luan vetëm me lojtarë vendorë, ka parë paraqitjen tejet të mirë të Korab Prekazit, që ka shënuar rekordin personal prej 34 pikëve në ndeshje.
Ylli ka bilanc 13 fitore e 11 humbje dhe gjindet në pozitën e katërt aktualisht, derisa Vëllaznimi me 6 fitore e 18 humbje thuajse ka siguruar mbijetesën në Superligë.
Statistikat ekipore
YLLI | VËLLAZNIMI | ||
Çereku i parë | 20 | 19 | |
Çereku i dytë | 25 | 13 | |
Çereku i tretë | 24 | 28 | |
Çereku i katërt | 27 | 21 | |
Kërcime | 52 | 23 | |
Asistime | 27 | 10 | |
Bllokada | 7 | 1 | |
Topa të vjedhur | 8 | 8 | |
Topa të humbur | 22 | 13 | |
Tentime për tre pikë | 5/18 | 9/36 | |
Tentime nga loja | 36/65 | 25/74 | |
Gjuajtje të lira | 19/25 | 22/29 |
Statistikat individuale te Ylli
1 | Najee White | 26 pikë | 14 kërcime | 1 asistim |
2 | Derrick Washington | 24 pikë | 4 kërcime | 8 asistime |
3 | Urim Zenelaj | 18 pikë | 17 kërcime | 3 asistime |
4 | Arian Qallaku | 12 pikë | 5 kërcime | 4 asistime |
5 | Artin Gashi | 9 pikë | 2 kërcime | 6 asistime |
6 | Erris Nushi | 5 pikë | 2 kërcime | - |
7 | Charles Hammork | 2 pikë | 6 kërcime | 4 asistime |
Statistikat individuale te Vëllaznimi
1 | Korab Prekazi | 34 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
2 | Gent Zeka | 16 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
3 | Imer Tahiri | 10 pikë | 5 kërcime | 4 asistime |
4 | Ujkan Karanezi | 9 pikë | 3 kërcime | - |
5 | Sami Hajzeri | 9 pikë | 2 kërcime | - |
6 | Driton Rraci | 3 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |