PEJA

BOROZANI/ Lis Dorambari
Wise i lënduar, kthehet javën tjetër
20 March, 2015 @21:53
Ylli i ri i ekipit të Pejës, Nic Wise, ka pësuar një lëndim, ka njoftuar faqja zyrtare e Pejës sonte.
Wise, i cili shkëlqeu në ndeshjet e Pejës prej se arriti aty, duke qenë lojtari kryesor në finale të Kupës ndaj Sigal Prishtinës, por edhe në ndeshjen e fundit ku Peja përsëri mposhti Prishtinën në superderbi do t’ia nis stërvitjeve me ekipin javën që vjen.
“Ai duhet të pushojë në ndeshjen e ardhshme,” shkruan ndër të tjera njoftimi i klubit verdhezi në Facebook.
Wise pritet të jetë i gatshëm për ndeshjet e pas kësaj xhiroje dhe gjysmëfinalen e ligës ballkanike, ku Peja pret fituesin e ndeshjes Rilsi Sportist - Kumanova.