VJEN FTESA

Foto: FBK
Kosova U-16 debuton në gara ndërkombëtare
19 March, 2015 @13:57
Basketbollistët nën moshën 16 vjeçare të Kosovës do të debutojnë në gara ndërkombëtare me paraqitjen e tyre në Kampionatin Europian U-16 Divizioni C.
Lajmin e ka bërë të ditur FBK-ja, që ka botuar ftesën e FIBA Europës, të nënshkruar nga Drejtori Ekzekutiv i saj, Kamil Novak.
Ndeshjen e parë Kosova do ta luajë ndaj Gjibraltarit në ndeshjet që zhvillohen prej 6 deri më 11 korrik të këtij viti në San Marino.
Në Grupin B të Divizionit C, ku bën pjesë Kosova përveç Gjibraltarit bën pjesë edhe Monakoja dhe Uellsi.