PEJA

Foto: KB Peja/ Facebook
Me Austinin ndaj Prishtinës
18 March, 2015 @13:17
Skuadrat që kanë mbi 4 të huaj në Superligë, duhet t’i lajmërojnë një ditë para ndeshjes se me cilët të huaj do të paraqiten në ndeshjen e radhës.
Kështu, trajneri i Pejës, Boris Kurtovic, ka vendosur që të paraqitet me katërshen: Nic Wise, Janou Rubin, Jozo Brkic dhe Mario Austin për superderbin, derisa Jaleel Nelson nuk do të ketë të drejtë loje.
Kurtovic, kështu ka shfrytëzuar mundësinë taktike që i lejon skuadrat me më shumë të huaj (mbi 4) të bëjnë ndërrimin e basketbollistëve sipas kundërshtarit.
Peja në Final Four të Kupës kishte luajtur me katërshen: Wise, Nelson, Rubin dhe Brkic, derisa Austin ishte pa të drejtë loje.