KARAGAÇ - DERBI LOKAL

BOROZANI/Lis Dorambari
Peja, pa probleme ndaj rivalit lokal
15 March, 2015 @20:06
Nënkampionja e Kosovës dhe fituesja e Kupës, Peja, ka kaluar lehtë sonte kundërshtarin lokal, Besën.
Ekipi i Boris Kurtovicit nuk është djersitur shumë për të mposhtur rivalin nga qyteti buzë majeve të Rugovës, derisa kanë krijuar epërsi të rehatshme që në fund të pjesës së parë, 27-51.
Me të njejtin ritëm u vazhdua edhe në pjesë të dytë të ndeshjes për tu arritur te rezultati përfundimtar i ndeshjes, Besa-Peja, 65-90.
Jozo Brkic dhe Drilon Hajrizi përfunduan ndeshjen me double-double. Qendra kroate shënoi 21 pikë e 15 kërcime, derisa Hajrizi 10 pikë e 10 kërcime.
Pikë dyshifrore te Peja shënoi vetëm edhe Alban Veseli, që regjistroi 20 pikë të shënuara.
Ndërkaq, te Besa dyshja amerikane Alex Carcamo dhe Gordon Ball, që debutoi sonte, regjistruan double-double. Carcamo përfundoi lojën si koshashënues më i mirë i takimit me 22 pikë e 13 kërcime, derisa Ball regjistroi shifrat prej 15 pikëve dhe 10 kërcimeve.
Peja në ndeshjen e radhës në Superligë pret kampionen, Sigal Prishtina, në Karagaç dhe kërkon t’ia prishë serinë prej 13 fitoreve radhazi.
REZULTATET DHE TABELA AKTUALE.
Statistikat ekipore
BESA | PEJA | ||
Çereku i parë | 14 | 26 | |
Çereku i dytë | 13 | 25 | |
Çereku i tretë | 19 | 16 | |
Çereku i katërt | 19 | 23 | |
Kërcime | 49 | 40 | |
Asistime | 16 | 22 | |
Bllokada | 1 | 1 | |
Topa të vjedhur | 4 | 8 | |
Topa të humbur | 21 | 11 | |
Tentime për tre pikë | 5/23 | 6/24 | |
Tentime nga loja | 27/79 | 35/70 | |
Gjuajtje të lira | 6/7 | 14/20 |
Statistikat individuale te Besa
1 | Alex Carcamo | 22 pikë | 13 kërcime | 3 asistime |
2 | Gordon Ball | 15 pikë | 10 kërcime | - |
3 | Kushtrim Zeqiraj | 7 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
4 | Beqë Kovaqi | 6 pikë | 10 kërcime | 6 asistim |
5 | Elvan Iljazi | 6 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
6 | Joshua Mason | 5 pikë | 5 kërcime | 3 asistime |
7 | Dion Basha | 2 pikë | 2 kërcime | - |
8 | Rron Deçani | 2 pikë | 1 kërcim | - |
Statistikat individuale te Peja
1 | Janou Rubin | 9 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
2 | Ardit Beqiri | 5 pikë | 3 kërcime | - |
3 | Fisnik Rugova | 4 pikë | 1 kërcim | 2 asistime |
4 | Alban Veseli | 20 pikë | 3 kërcime | - |
5 | Nic Wise | 8 pikë | 1 kërcim | 8 asistime |
6 | Art Hajdari | 4 pikë | 3 asistime | - |
7 | Drilon Hajrizi | 10 pikë | 10 kërcime | 3 asistime |
8 | Jozo Brkic | 21 pikë | 15 kërcime | 2 asistime |
9 | Jaleel Nelson | 9 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |