Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUMTESA

FBK u uron të gjithëve pranimin në FIBA

BOROZANI/Erdis Driza

FBK u uron të gjithëve pranimin në FIBA


13 March, 2015 @22:34

Mëposhtë po ua sjellim kumtesën e Federatës së Basketbollit të Kosovës të lëshuar pas pranimit në FIBA. 

“Federata e Basketbollit e Kosovës është federata më e re anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit – FIBA. Kështu është vendosur në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FIBA-së, të mbajtur dje dhe sot në Gjenevë. FBK kishte aplikuar për anëtarësim në FIBA më 5 shkurt dhe pas shqyrtimit të aplikacionit, ka ardhur edhe përgjigjja pozitive nga Gjeneva, ku tashmë konfirmohet se FBK është federata e 215-të anëtare e FIBA-së.

Federata e Basketbollit të Kosovës me këtë rast dëshiron të falënderojë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FIBA-së, Sekretarin e Përgjithshëm të FIBA-së, z. Patrick Baumann, Kryetarin e FIBA Europës, Turgay Demirel, si dhe të gjithë zyrtarët e organizatës botërore të basketbollit që kanë kontribuar në marrjen e këtij vendimi. FBK njëkohësisht zotohet se do të jetë federatë shembull për zbatim të rregullave dhe rregulloreve të FIBA-s dhe do të vejë në dispozicion të FIBA-s dhe trupave të saj, tërë potencialin e saj njerëzor dhe sportiv,me qëllim të dhënies së kontributit në FIBA dhe fuqizimit të familjes botërore të basketbollit. 

Ne jemi të vetëdijshëm që pranimi në FIBA është ngjarja më e madhe në shtatë dekadat e historisë së basketbollit në Kosovë. Ky akt shënon kurorëzimin e përpjekjeve që zgjatën me dekada, por edhe fillimin e një epoke të re, asaj të fuqizimit të basketbollit në Kosovë me ndihmë nga organizata botërore e basketbollit. Andaj me kënaqësi të posaçme sot mund të konfirmojmë se përtej aktit solemn të pranimit, qysh tani nga FIBA kemi siguruar përkrahje për programe të veçanta për trajnerët dhe gjyqtarët tanë dhe presim që asistenca nga FIBA të shtrihet edhe në segmentet tjera vitale për funksionim tonë si anëtari më i ri i kësaj organizate, duke na siguruar përkrahje konkrete në zhvillimin e kategorive të reja. Sivjet presim edhe realizimin e një ëndrre tjetër. Sërish duke iu falënderuar FIBA-së dhe FIBA Europës, presim që së paku një reprezentacion i Kosovës të paraqitet në kampionat evropian dhe fakti që djemve e vashave të Kosovës ua kemi mundësuar të përfaqësojnë shtetin e tyre duke luajtur basketboll na bën shumë krenar.

Federata e Basketbollit e Kosovës dëshiron po ashtu që të falënderojë të gjithë lojtarët, trajnerët, gjyqtarët, punëtorët sportivë dhe udhëheqësit e FBK-së që nga themelimi i saj dhe të konkludojë me shumë krenari se ëndrra e shumë pritur është realizuar dhe Kosova tashmë ka federatë të basketbollit, të barabartë me 214 federatat tjera botërore. Njëkohësisht dëshirojmë të apelojmë tek të gjithë anëtarët aktual të FBK-së dhe të gjithë njerëzit e përfshirë në sportin që e duam, që të na ndihmojnë që në arenën ndërkombëtare të tregojmë vlerat tona të vërteta, njerëzore, sportive dhe kombëtare.

Nga anëtarët tonë në veçanti kërkojmë qasje të re, edhe më shumë angazhim në përmbushjen e të gjitha obligimeve dhe kritereve, me qëllim të ngritjes së cilësisë së organizimit dhe ngritjes së nivelit të rezultateve në parket. Sot kemi arsye të madhe për festë dhe këtë ngjarje të madhe për ne, dëshirojmë ta ndajmë me të gjithë miqtë tanë dhe të gjithë ata që e ndjejnë veten pjesë e suksesit tonë të përbashkët.

Pas festës të gjithëve iu premtojmë angazhim edhe më të madh drejt realizimit të sukseseve të reja, tash kur ne jemi FIBA, tash kur edhe ne jemi basketbolli.

Urime të gjithëve,” përfundon kumtesa e FBK-së e lëshuar pas pranimit. 


EKSKLUZIVE: EROLLD BELEGU

‘Puna e vërtetë na pret tash e tutje’

FBK Superliga/Balkan League/Euroleague/International/Intervista

‘Puna e vërtetë na pret tash e tutje’

13/03/15 @ 22:15

FIBA

FBK u pranua në FIBA

FBK Superliga/Balkan League/International

FBK u pranua në FIBA

13/03/15 @ 21:43

FINAL FOUR 2015 - OBILIQ

Shorti i Final Four për kategoritë e reja

FBK Superliga

Shorti i Final Four për kategoritë e reja

13/03/15 @ 14:45

REFERIMI

Gjyqtarët kosovarë stinorin tjetër në BIBL!

Balkan League

Gjyqtarët kosovarë stinorin tjetër në BIBL!

13/03/15 @ 14:40

REKORD

57 pikë nga Irving

NBA

57 pikë nga Irving

13/03/15 @ 10:22

KUPA E KOSOVËS - TË RINJTË

Shorti për Final Four, nesër

FBK Superliga

Shorti për Final Four, nesër

12/03/15 @ 14:36

KOBE BRYANT

Që nga viti 2001 me dhimbje!

NBA

Që nga viti 2001 me dhimbje!

12/03/15 @ 13:33

KEVIN DURANT

Mund të kthehet për 1-2 javë

NBA

Mund të kthehet për 1-2 javë

12/03/15 @ 10:49

SHAWN JONES

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

FBK Superliga/International/Liga tjera/Transfere

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

01/08/23 @ 11:06

AMERIKANI I PARË PËR SEZONIN E RI

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

FBK Superliga/International/Transfere

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

01/08/23 @ 11:00

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga