KEVIN DURANT

nba.com
Mund të kthehet për 1-2 javë
12 March, 2015 @10:49
Lajmin e mirë, për tifozët e Oklahomës, në lidhje me Kevin Durantin, e ka dhënë trajneri Scott Brooks.
Brooks, deklaroi se, super ylli Durant, mund të kthehet në skuadër, për një ose dy javë. Durant është në proces shumë të mirë dhe po i kalon ushtrimet me sukses, por ende nuk është i gatshëm.
Durantulla, mungoi në 36 ndeshje, në këtë stinor, ndërsa ndeshja tij e fundit ishte me 19 shkurt kundër Memphis Grizzlies, i cili pastaj vendosi të operohet, për t’i ndërruar vidat nga këmba, pasi që kishte dhimbje.
Kurse sipas trajnerit Scott Brooks, data e rikthimit të Durantit, mund të jetë me 18 mars kundër Boston Celticit, por ende nuk është definitive.