JORDAN HULLS

Foto: KB Prishtina/Facebook
Dallimi do të mund të ishte edhe më i madh
12 March, 2015 @10:37
Playmakeri amerikan i Sigal Prishtinës, Jordan Hulls, i cili ka marrë primatin e lojtarit më të mirë të ndeshjes së mbrëmshme ku ekipi i tij mposhti Craiovën, ka thënë se diferenca do të mund të ishte edhe më e thellë.
“Diferenca në rezultat do të mund të ishte edhe më e thellë, po të kishim shënuar disa pikë dhe të luanim pak më mirë në mbrojtje. Jemi të gëzuar që po kthehemi në Prishtinë me fitore dhe epërsi, por duhet të përgatitemi mirë e mirë për ndeshjen e dytë,” është cituar të ketë thënë ai për faqen zyrtare të ligës ballkanike.
Hulls ka përfunduar ndeshjen me 28 pikë, 3 kërcime e 2 asistime mbrëmë, ku Prishtina mposhti Craiovën në Rumani me rezultat 77-73. Ndeshja e kthimit luhet në Prishtinë më 25 mars dhe ekipi me bilanc më të mirë nga dy përballjet do të sigurojë gjysmëfinalen ndaj Kozuvit.