ÇEREKFINALET
balkanleague.net
Rilski i afrohet gjysmëfinales ndaj Pejës
10 March, 2015 @20:03
Rilski Sportisti i Samokovit nga Bullgaria mund të bëhet kundërshtar i Pejës në gjysmëfinale të Balkan League, pasi që ka arritur të mposht me 12 pikë diferencë Kumanovën në ndeshjen e parë çerekfinale.
Pas dy javëve Kumanova do të tentojë që të mposht Rilskin me diferencë më të madhe për të kërkuar gjysmëfinalen, derisa Rilski do të kërkojë mbrojtjen e këtij avantazhi.
Vernon Taylor ka qenë i shkëlqyeshëm sonte për Rilskin duke shënuar 32 pikë në fitoren e ekipit të tij, kurse Yordan Bozov shënoi 17 pikë e 5 asistime në fitoren e ekipit bullgar sonte.
Te mysafirët nga Maqedonia, Aleksandar Kostoski u bë koshashënuesi më i mirë i ndeshjes me 33 pikë të shënuara, regjistroi edhe 6 asistime, por nuk arriti të ndalë humbjen e ekipit të tij. Dyshja tjetër e Kumanovës, Vukasin Mandic dhe Uros Lukovic gjithashtu u dalluan te ekipi kumanovar, ku i pari shënoi 18 pikë e 6 kërcime, derisa i dyti 12 pikë e 8 kërcime në humbjen e ekipit.
Ndeshja e radhës ndërmjet Kumanovës dhe Rilskit zhvillohet më 24 mars në Kumanovë ku përfundimisht do të përcaktohet kundërshtari i Pejës në gjysmëfinale të BIBL.