SIGAL PRISHTINA

BOROZANI/Lis Dorambari
Prej Suhareke në Craiovë
9 March, 2015 @19:35
Me të dalë nga finalja e Kupës, ku u mposhtën nga Peja, ekipi i Sigal Prishtinës menjëherë ka marrë rrugë për Rumani, duke udhëtuar për Craiovë ku pritet të zhvillojnë ndeshjen e parë çerekfinale të ligës ballkanike ndaj ekipit me emër të qytetit.
Rruga e stërlodhshme, 16 orë, shpresohet të mos ndikojë te basketbollistët e Sigal Prishtinës të cilët të mërkurën do të ndeshen me ekipin rumun, që përfundoi i treti në Grupin C.
Sigal Prishtina stinorin e shkuar ka qenë pjesëmarrëse e katërshes përfundimtare në Balkan League dhe këtë e pretendon edhe kësaj radhe si minimum, derisa nëse e kalon Craiovën, në gjysmëfinale i pret ekipi maqedon, Kozuv.