ALBAN VESELI

BOROZANI
Ky është vetëm trofeu i parë, do të vazhdojmë
8 March, 2015 @22:41
Alban Veseli, basketbollisti i Pejës që ka qenë ndër lojtarët kryesorë të ekipit verdhezi në finalen e sontme të Kupës së Kosovës, ka thënë se Peja do të vazhdojë me suksese gjatë stinorit.
“Mendoj se ky është vetëm trofeu i parë i Pejës për këtë stinor. Ne do të vazhdojmë tutje dhe do të dalim edhe në finale tjera,” ka thënë Veseli pas ndeshjes për RTK-në.
Ai gjithashtu ka cekur se ekipi verdhezi ka qenë i lodhur pas 3 ndeshjeve të vështira të zhvilluara këtë javë.
“Kjo fitore ka qenë shumë e madhe. Duke ditur se Prishtina ka ekip tepër të mirë, ndërsa në anën tjetër ne kemi pasur tre ndeshje të lodhshme këtë javë (Mornar në BIBL, Ylli në Final Four dhe finalja sonte) dhe më në fund ia kemi arritur,” ka shtuar ai në fund.
Alban Veseli ka qenë njeriu që ka shënuar pikët e fundit për Pejën sonte duke krijuar distancën katër pikëshë në sekondat e fundit të ndeshjes për t’ia pamundësuar ish ekipit të tij triumfin në Kupë.