FINALJA 2015 - SUHAREKË

BOROZANI/Lis Dorambari
Kupa e Prishtinës
8 March, 2015 @18:10
Skuadra e Prishtinës në konkurrencë të femrave ka fituar Kupën e Kosovës sonte duke e mposhtur Yllin në finale me rezultat 73-65.
Ky ka qenë trofeu i parë i Kupës për skuadrën kampione të Kosovës, që nga viti 2006, kur e pat fituar atëherë ish Universiteti.
Ndër më të dalluarat te ekipi bardhekatlër kanë qenë sonte Zërina Shatri e Irma Konjusha, derisa te Ylli Vlora Idrizaj e Elinda Musliu.
Prishtina kishte avantazh 12 pikësh në fund të çerekut të tretë, mirëpo në çerekun e katërt vashat e ekipit suharekas dhënë atomin e fundit të energjisë së tyre për të zvogëluar epërsinë deri në 5 pikë, që në fund nuk u mjaftoi pasi që prishtinaset kontrolluan lojën për të fituar Kupën në fund.