DARDAN BERISHA
BOROZANI/ Lis Dorambari
A do të luajë Dali në finale?
7 March, 2015 @13:29
Sigal Prishtina ndeshjet e fundit është duke i luajtur pa basketbollistin e saj kryesor, Dardan Berisha, i cili është i lënduar.
Megjithatë, edhe pa Dalin bardhekaltërit janë duke treguar paraqitje të mira si në Ligën Ballkanike, ashtu edhe në ndeshjet e Kosovës.
Berisha nuk luajti as në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Trepçës në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, derisa ai tregoi ekskluzivisht për Borozani.com, se gjasat që të luajë në finale të Kupës janë të vogla.
“Jam afër sanimit të plotë të lëndimit. Sot do të dalin rezultatet mjekësore dhe pastaj gjërat do të jenë më definitive. Në finale vështirë se do të luaj, por me shumë gjasë do të rikthehem në ndeshjen kundër Craiovas,” tha Berisha për Borozani.com.
Sigal Prishtina finalen e Kupës së Kosovës do ta zhvillojë nesër kundër Pejës në Suharekë, derisa vetëm tre ditë më vonë do të përballet me Craiovan në kuadër të çerekfinales së Ligës Ballkanike.