TAKIMI

Foto: FBK/ basketbolli.com
Kenan Spahi inkurajon talentët kosovarë
6 March, 2015 @10:40
Basketbollisti kosovar, Kenan Spahi, që po luan për Fenerbahçen ka pritur dje basketbollistët e rinj të Kosovës, të cilët ishin bashkë me krerët e FBK-së në ndeshjen e Euroleague, Fenerbahçe - Nizhny Novogorod.
Spahi ka inkurajuar të rinjtë që të punojnë sa më shumë dhe të ushtrojnë vazhdimisht për të arritur rezultatet kulmore, ka njoftuar faqja zyrtare e FBK-së sot.
Krerët e FBK-së dhe disa basketbollistë të rinj kosovarë kanë qenë mysafir në ndeshjen e përmendur të Euroleague-së mbrëmë, të cilët udhëtuan në përkrahje nga banka TEB, që po sponzoron gjeneratat e reja të basketbollit kosovar dhe ligat në fjalë.