PARA ÇEREKFINALES

BOROZANI/Erdis Driza
Duelet e deritashme të Prishtinës me Craiovën
5 March, 2015 @0:08
Kundërshtari i radhës i Sigal Prishtinës në çerekfinale të Balkan League është Craiova.
Skuadra rumune, ka qenë në një grup me Prishtinën në fazën e parë të këtij stinori të BIBL, kur dy ekipet garonin në Grupin A.
Duelet e këtij stinori në Grupin A
Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Prishtinë këtë stinor, në muajin tetor të vitit të shkuar Sigal Prishtina kishte mposhtur ekipin rumun me paraqitjen fenomenale të Dardan Berishës, 92-76.
Mirëpo, në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Rumani, kur Prishtina kishte ndërruar trajnerin dhe kishte sjellur emra të ri në ekip, Craiova e kishte mposhtur kampionen e Kosovës, 101-82, që është njëra ndër disfatat më të rënda të prishtinasve në këtë stinor të BIBL.
Sidoqoftë, kjo ka treguar se dy ekipet dinë të mposhtin thellë njëra-tjetrën dhe pritet të jetë një duel i vështirë çerekfinal për bardhekaltërit.
Duelet e stinorit 2013/14
Për më tepër, në stinorin e kaluar 2013/14, Craiova kishte mposhtur Prishtinën në Kosovë, derisa Prishtina Craiovën në Rumani, por përsëri koshaverazhi ishte në të mirë të rumunëve, që kësaj radhe pritet të jetë gjëja vitale për të cilën duhet të kenë kujdes bardhekaltërit.
Ndeshja në Prishtinë në dhjetor të vitit 2013 kishte përfunduar, 72-83 për Craiovën, derisa Prishtina kishte mposhtur rumunët si mysfair 84-85.
Çerekfinalja e parë, javën tjetër
Por, Prishtina do të mund të llogaris në atë se ndeshjen e parë e luan si mysafir dhe me një rezultat ‘të mirë’ të nxjerrë atje, në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve me publikun e zjarrtë të arrijë të kualifikohet për herë të dytë me radhë në gjysmëfinale të ligës ballkanike.
Ndeshja e parë zhvillohet në palestrën Polivalenta të Craiovës më 11 mars, derisa ajo e kthimit më 25 mars në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.
REZULTATET E DERITASHME DHE TABELA PËRFUNDIMTARE E BIBL