GRUPI D

Kozuv, lider me humbje
3 March, 2015 @20:10
Skuadra malaziase që nuk kishte gjasa të kualifikohet për në fazën e tretë të Balkan League, Sutjeska, ndeshjen e fundit të Grupit D e luajti ndaj Kozuvit maqedon, që kishte siguruar vendin e parë në klasifikim të këtij grupi.
Malaziasit kanë arritur të shënojnë fitore befasuese ndaj ekipit maqedon, përkundër se atyre kjo fitore nuk i shërbeu asgjë, përveç motivit përshëndetës me fitore në vitin e debutimit të tyre në BIBL.
Kozuv bëhet ekipi i parë që siguron gjysmëfinalen e Balkan League, derisa nesër pritet të shihet se kush do të sigurojë gjysmëfinalen nga Grupi C, ku këtë mundësi e ka edhe Peja, nëse e mposht Mornarin.