STAT

BOROZANI/Erdis Driza
Berisha e Bavcic, kryesojnë me statistika në BIBL
2 March, 2015 @22:02
Dyshja e Sigal Prishtinës, Edin Bavcic dhe Dardan Berisha, mbeten ndër liderët kryesorë të statistikave individuale në Balkan League.
Një xhiro para përfundimit të fazës së dytë të BIBL, Dardan Berisha me mesatare prej 28 pikëve për ndeshje vazhdon të kryesojë listën e koshashënuesve, derisa Edin Bavcic të kërcimeve, me 11 sosh për ndeshje si dhe të efiçencës në lojë, që i bie si lojtar më i rëndësishëm i skuadrës, me kuotën 22.4.
Te efiçenca, përveç Bavcicit si i pari, pas tij vinë edhe Dardan Berisha në vend të dytë e Samir Shaptahovic i Pejës, si vend i tretë. E kjo treshe bën pjesë edhe te koshashënuesit më të mirë (Foto 2)
Prishtina ndeshjen e fundit të fazës së dytë e zhvillon nesër ndaj Rilskit, derisa Peja pasnesër ndaj Mornarit.