KARAGAÇ
Peja mposht për herë të tretë Bashkimin
28 February, 2015 @21:09
Peja ka shënuar fitoren e radhës ndaj Bashkimit në Superligë.
Verdhezinjtë kanë arritur që të mposhtin ekipin portokall-e-zi për herë të tretë këtë stinor.
Për Bashkimin, kjo ka qenë disfata më e ulët e stiorit ndaj Pejës, me 10 pikë dallim.
Rrjedha
Ndeshja ka qenë në pjesën e parë thuajse e barabartë, ku Peja e kreu çerekun e parë me 3 pikë epërsi, 17-14, derisa prizrenasit në disa raste dalin në epërsi gjatë çerekut të dytë, ku shkojnë në pushim prapë me disavantazh 5 pikësh, 38-33.
Pak më shumë ‘gaz’ Peja jep në pjesë të dytë të ndeshjes për të arritur epërsinë 10 pikëshe, por edhe për ta mbrojtur atë duke përfunduar çerekun e tretë 53-43 dhe për të përcaktuar rezultatin përfundimtar 74-64 në fund, derisa Bashkimi vëreu edhe njëherë mungesën e madhe të Endrit Hysenagollit nën kosh.
Debutoi Wise
Për Pejën sot debutoi Nic Wise, që ishte koshashënuesi më i mirë i ekipit me 17 pikë të shënuara dhe 4 asistime të regjistruara, derisa qendra kroate, Jozo Brkic regjistroi double-double prej 15 pikëve e 14 kërcimeve.
Me këtë fitore Peja ka ngritur bilancin në 18 fitore karshi 3 humbjeve që i ka derisa Bashkimi ka pësuar humbjen e tetë karshi 13 fitoreve që i ka.
Statistikat individuale te Peja
1 | Nic Wise | 17 pikë | 2 kërcime | 4 asistime |
2 | Jozo Brkic | 15 pikë | 14 kërcime | 4 bllokada |
3 | Fisnik Rugova | 13 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
4 | Alban Veseli | 12 pikë | 11 kërcime | - |
5 | Drilon Hajrizi | 8 pikë | 11 kërcime | 6 asistime |
6 | Art Hajdari | 3 pikë | 2 asistime | - |
7 | Ardit Beqiri | 3 pikë | - | - |
8 | Rron Grapci | 2 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
9 | Mario Austin | 1 pikë | 2 kërcime | - |
Statistikat individuale te Bashkimi
1 | Tom Tankelewicz | 20 pikë | 3 kërcime | - |
2 | Kreshnik Juniku | 10 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
3 | Tray Woodall | 9 pikë | 1 kërcim | 3 asistime |
4 | Muhamed Hasani | 7 pikë | 5 kërcime | 3 asistime |
5 | Altin Morina | 5 pikë | 5 kërcime | - |
6 | Elijah Obade | 4 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
7 | Adnan Mustafa | 3 pikë | - | - |
8 | Mujo Tuljkovic | 3 pikë | 5 kërcime | - |
9 | Qëndrim Biraj | 3 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |