EUROLEAGUE

CSKA befasohet nga Feneri
27 February, 2015 @20:34
Njëra prej favoriteve kryesore për titull në Euroleague, CSKA Moska, ka pësuar humbjen befasuese në shtëpinë e saj duke u mposhtur nga skuadra turke, Fenerbahçe Ulker.
Ekipi i kosovarit Kenan Spahi, që ditë më parë u mposht në finale të Kupës së Turqisë nga skuadra Anadolu Efes, ka treguar paraqitje të shkëlqyr përballë CSKA-së, e cila para kësaj ndeshjeje ishte përforcuar me superyllin rus, Andrei Kirilenko.
Qendra çeke Jan Vesely dhe amerikani Andrew Goudelock ishin bartësit kryesorë te ekipi turk duke shënuar nga 14 pikë secili, derisa u dallua edhe Nemanja Bjelica me double-double prej 11 pikëve dhe 13 kërcimeve.
Tek vendasit u dallua françezi Nando De Colo me 18 pikë, si dhe Milos Teodosic dhe Sonny Weems, me nga 14, përkatësisht 13 pikë.
Kjo fitore e ka mundësuar Fenerbahçe Ulkerin të ngjitet në pozitën e dytë të grupit F duke e tejkaluar CSKA-në, që tashmë renditet e treta, megjithëse vetëm tre xhiro më parë mbante epitetin e skuadrës së vetme pa humbje në Euroleague.
Tabela aktuale te Grupi F
1 | Olympiakos | 6-1 | ||
2 | Fenerbahce Ulker | 6-2 | ||
3 | CSKA | 6-2 | ||
4 | Anadolu Efes | 4-3 | ||
5 | Laboral Kutxa | 3-4 | ||
6 | Nizhny Novgorod | 2-6 | ||
7 | EA7 Milano | 2-6 | ||
8 | Unicaja | 1-6 |