GOLDEN STATE WARRIORS

Curry fenomenal, sjell fitoren e radhës
25 February, 2015 @6:27
Përkundër lëndimit të lehtë që e kishte, Stephen Curry, sot është dukur i pakapashëm, duke shënuar 32 pikë e duke regjistruar 8 asistime në fitoren e ekipit të tij, Golden State Warriors, ndaj Washington Wizards.
“Nuk është se nuk ndiej dhimbje fare, por këmbën e kam mirë,” ka thënë koshashënuesi më i mirë i ndeshjes dhe njeriu që i solli fitoren ekipit të tij, Curry, pas fitores sot, transmeton nba.com.
Washgington ishte më i mirë në shut gjatë ndeshjes sesa Golden Statei, duke pasur përqindje saktësie 53.2, mirëpo ata regjistruan numër rekord të topave të humbur këtë stinor, 26, që ishte faktor kryesor në përcaktimin e fituesit të ndeshjes.
Paul Pierce ishte më i dalluar te ekipi humbës me 25 pikë të shënuara, ku Washington tash ka bilanc prej 33 fitoreve e 24 humbjeve.
E Golden State, vazhdon të jetë lider me 44 fitore e 10 humbje këtë stinor deri më sot.