PUSHIM PËR EKIPET TONA
BOROZANI/Edrin Shkuliqi
Javë pa ekipe kosovare në BIBL
23 February, 2015 @23:18
Xhiroja e radhës në Balkan League, do të jetë pushim për ekipet kosovare, Sigal Prishtinën dhe Pejën.
Craiova dhe Kumanova takohen nga Grupi C, ku bën pjesë Peja, derisa Rilski Sportist dhe Kozuv, takohen nga Grupi D i Sigal Prishtinës, nesër, përkatësisht, pasnesër.
Craiova dhe Kumanova do të luajnë ndeshjen e tyre të fundit në Grupin C, dhe rumunët nëse i mposhtin maqedonasit do të përfundojnë grupin si lider, derisa që të dyja kanë siguruar kalimin tutje.
Ndërkaq te Grupi D, Kozuv nëse e mposht ekipin bullgar, Rilski, do të përfundojë i pari në grup dhe do të sigurojë Final Fourin e BIBL.
Xhiroja e fundit për ekipet tona në BIBL është 3 dhe 4 mars, kur Prishtina pret Rilskin në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, derisa Peja udhëton në Tivar për tu ndeshur me Mornarin.
REZULTATET E DERITASHME, TABELA AKTUALE DHE NDESHJET E RADHËS