KAMPIONI AKTUAL

BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv
Prishtina zbret Yllin në tokë, pa Dardanin
22 February, 2015 @20:33
Shpresat e mëdha të Yllit për të bërë senzacion në ndeshjen derbi të xhiros ndaj Prishtinës, u shuan.
Ekipi suharekas prej se ra në disavantazh në fillim të ndeshjes, nuk ka arritur asnjëherë t’i afrohet shumë bardhekaltërve në semafor, pasi që të udhëhequr nga i shkëlqyeshmi Jordan Hulls, ekipi i Marjan Ilievskit, ka shënuar fitore rutinore në fund ndaj vendasve në 13 qershori.
Për më tepër, Ilievski nuk përdori fare në lojë yllin e skuadrës, Dardan Berishën. Hulls ishte më i dalluari në ndeshje, derisa përveç tij pikë dyshfirore shënuan edhe Demontez Stitt, Edin Bavcic, por edhe Blerim Mazreku, që u dallua sonte nën kosh ndaj rivalëve, Urim Zenelaj e Najee White.
Dritat e vetme të Yllit sonte ishin Charles Hammork dhe Najee White, derisa afër tyre ishte edhe Derrick Washington, por forcat vendore të suharekasve nuk ishin në nivel të zakonshëm sonte.
Sigal Prishtina vazhdoi serinë e pamposhtshmërisë për 12 xhiro me radhë në Superligë, për të ngritur bilancin në 19-1, derisa Ylli ka regjistruar humbjen e parë pranverore këtë stinor dhe ka mbetur në bilancin 10-10.
Statistikat ekipore
YLLI | PRISHTINA | ||
Çereku i parë | 15 | 21 | |
Çereku i dytë | 20 | 26 | |
Çereku i tretë | 21 | 19 | |
Çereku i katërt | 14 | 19 | |
Kërcime | 37 | 36 | |
Asistime | 18 | 19 | |
Bllokada | 5 | 2 | |
Topa të vjedhur | 5 | - | |
Topa të humbur | 9 | 14 | |
Tentime për tre pikë | 3/18 | 12/30 | |
Tentime nga loja | 28/69 | 34/69 | |
Gjuajtje të lira | 11/17 | 5/10 |
Statistikat individuale te Ylli
1 | Charles Hammork | 20 pikë | 2 kërcime | 3 asistime |
2 | Najee White | 12 pikë | 12 kërcime | - |
3 | Derrick Washington | 11 pikë | 2 kërcime | 11 asistime |
4 | Arian Qallaku | 10 pikë | 4 kërcime | - |
5 | Artin Gashi | 7 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
6 | Urim Zenelaj | 6 pikë | 11 kërcime | 2 bllokada |
7 | Erris Nushi | 4 pikë | 1 kërcim | - |
Statistikat individuale te Prishtina
1 | Jordan Hulls | 30 pikë | 2 kërcime | 3 asistime |
2 | Blerim Mazreku | 18 pikë | 8 kërcime | 1 asistim |
3 | Edin Bavcic | 13 pikë | 5 kërcime | 3 asistime |
4 | Demontez Stitt | 11 pikë | 8 kërcime | 5 asistime |
5 | Edmond Azemi | 8 pikë | 9 kërcime | 5 asistime |
6 | Julian Mavunga | 2 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
7 | Leonard Mekaj | 2 pikë | 2 kërcime | - |
8 | Mërgim Jakupi | 1 pikë | - | - |