FINAL FOUR 2015 - ZYRTARE

Fituesi i vitit të kaluar, Sigal Prishtina/ BOROZANI/Lis Dorambari
Suhareka, organizatore e Final Four
22 February, 2015 @16:14
Ylli ia arriti qëllimit. Fitorja ndaj Bashkimit dhe futja e ekipit suharekas në katërshen finale të Kupës, ka bërë që drejtuesit e ekipit të aplikojnë për organizimin e Final Fourit të Kupës dhe finales në kategorinë e femrave.
Pas shqyrtimit të aplikimit, Federata e Basketbollit të Kosovës, disa minuta më parë ka bërë të ditur se Ylli do të jetë organizator i turneut final të Kupës.
Kështu, fundjavën që vjen, katër skuadrat më të suksesshme në garën më masive të basketbollit dhe finalistet e kategorisë së femrave do të luftojnë për trofeun e këtij stinori të Kupës.
Stinorin e shkuar në kategorinë e meshkujve, Sigal Prishtina kishte mposhtur në finale Bashkimin për të fituar Kupën, derisa te femrat, Penza kishte mposhtur Prishtinën.